Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e “Big Brother Vip Albania”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e spektaklit përmes një postimi në “Instagram”, duke treguar se “BBV” do të startojë në janar të 2024-ës.
Advertisements
Ndërkaq, në rrjet kanë nisur të përfliten edhe emrat e parë që do të jenë pjesë e kësaj gare.
Advertisements
Emri i parë që konfirmohet si banor i “Big Brother” është pikërisht Albi Nako. Koreografi i famshëm i ka thënë po ftesës së produksionit, për të marrë pjesë në këtë reality show. Aktualisht Albi është pjesë e “Dancing with the Stars Fan Club”, ku komenton kërcimet e konkurrentëve çdo të diel, krah Kiara Titos.
Një tjetër emër surprizë është ajo e balerinës dhe blogeres, Adel Lami. Prej disa vitesh, Adel ka vendosur të jetojë në SHBA, duke u distancuar disi nga zhurma mediatike e vendit tonë. Duket se Adel këtë herë ka vendosur të rikthehet për publikun, këtë herë si konkurrente e “Big Brother”.
Ndërkaq, një tjetër balerinë që përflitet si konkurrent është edhe ai i Gracianos. Aktualisht, Graciano kërcen me Fifin te “Dancing with the Stars”. Sakaq, emrat e tjerë që janë konfirmuar tashmë janë ai i Romeo Veshajt dhe Olsi Bylykut.
Por, tek Olsi Bylyku bëhet historia edhe më interesante, pasi bëhet me dije se pjesë e garës do të jetë edhe partnerja e tij, Egli Tako. Pasi çifti jetoi për rreth 4 vite një histori të bukur dashurie, ata i dhanë fund, pa shumë shpjegime.
Ndërkohë, prej muajsh në rrjet, përfliten detaje nga kjo ndarje, duke aluduar për histori tradhtish, sherre familjare dhe shumë detaje të tjera. Duket se dy ish-partnerët do t’i rikthehen sërish bashkëjetesës, vetëm se këtë herë me telekamera përpara, për të mësuar kështu më shumë detaje, por pse jo edhe për të pritur një ribashkim mes tyre.
Me gjasa, ky do të jetë edicioni i femrave seksi, pasi ftesë ka marrë përsëri edhe Roza Lati, Lei Kraja, si dhe Adelina Tahiri. Këngëtarja maqedonase duket se e ka pranuar këtë ftesë, ku do të bëhet pjesë e garës, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj.