Kremlini ka zbardhur pikat kryesore që presidenti rus Vladimir Putin përmendi gjatë bisedës telefonike me presidentin e SHBA, Donald Trump.
Advertisements
Në njoftim thuhet se pala ruse “theksoi një numër pikash të rëndësishme” që kërkonin shqyrtim të mëtejshëm, duke përfshirë “kontrollin efektiv” mbi çdo armëpushim përgjatë vijës së konfliktit dhe kërkesën e Rusisë për të ndaluar mobilizimin e ukrainasve dhe riarmatimin e forcave të saj të armatosura së bashku me kërkesën e saj më të gjerë për “eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës”.
Advertisements
Deklarata shton gjithashtu “kushtin kryesor” të Moskës për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në një kërkesë për të “ndërprerë plotësisht” ndihmën e huaj ushtarake dhe shkëmbimin e inteligjencës për Ukrainën.
Por në njoftim thuhet se Putini ka rënë dakord për një armëpushim 30-ditor në infrastrukturën energjetike dhe thotë se lideri rus ka lëshuar tashmë urdhra përkatës.
Teksti i lësuhar nga Kremlini thotë gjithashtu se Putini “iu përgjigj në mënyrë konstruktive” propozimit për një armëpushim në det, me negociata të mëtejshme për këtë çështje.
Deklarata thotë gjithashtu se Putin e informoi Trumpin për planet për një shkëmbim ruso-ukrainas të 175 të burgosurve të luftës nga secila palë, dhe “si një gjest vullneti të mirë” dhe një lirim i mëtejshëm të 23 ushtarakëve ukrainas “të plagosur rëndë”.
Leximi mbuloi gjithashtu diskutimet e tyre mbi Lindjen e Mesme dhe Detin e Kuq, si dhe shtytjen më të gjerë për “normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe”.
Ajo që bie në sy, dhe që nuk përmendet nga Shtëpia e Bardhë, është se Kremlini thotë se Putin ka diskutuar idenë e tij me Trump për organizimin e një ndeshjeje hokej mes SHBA-së dhe Rusisë.
Putin hodhi idenë për “organizimin e ndeshjeve hokej në Shtetet e Bashkuara dhe Rusi” midis lojtarëve rusë dhe amerikanë që performojnë në NHL dhe ekuivalentin rus, KHL (Kontinental Hockey League).