Zbulohen pamjet/ Tritoli në Kamëz, autorët mbërrijnë me makinë, një prej tyre i maskuar zbret dhe i vendos lëndën plasëse lokalit

by editor

Panorama.al ka siguruar pamjet e momentit kur i vendoset tritoli lokalit në Kamëz.

Në kamerat e sigurisë shihet një prej autorëve që zbret i maskuar nga makina, hedh lëndën plasëse dhe kthehet me vrap drejt mjetit, që më pas largohet me shpejtësi nga vendngjarja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump” dhe lënda plasëse u vendos në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga 24-vjeçari me iniciale O.M.

Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama, ndërsa nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Më datë 18.11.2023, rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

You may also like