Ish-kreu i krimeve të rënda Eugen Beci komentoi në një emision televiziv deklaratën e kreut të SPAK Altin Dumani sot para KLP i cili foli për herë të parë për presion të politikës ndaj strukturës së posaçme.
Advertisements
Sipas Becit, prokurorët e SPAK një pjesë e të cilëve vijnë nga krimet e rënda e kanë përballuar me sukses presion e krimit të organizuar, por tashmë janë nën presionin e politikës, më tepër mazhorancës që ka krijuar perceptimin se ka marrë nën kontroll të gjitha institucionet.
Advertisements
“Altin Dumani nuk ka folur për veten por për institucionin që ai menaxhon. Nëse fryma është që politika, konkretisht mazhoranca ka marrë nën kontroll çdo institucion, edhe për SPAK është e vështirë të funksionojë pa këto presione pasi nuk mund të funksionojë si një ishull i veçuar. Momenti tjetër edhe opozita shpesh bëhet joracionale në sulme ndaj SPAK, kjo është e dëmshme. Rama në ‘Sy më sy’ në disa seri e deligjitimoi SPAK, pastaj u tërhoq për arsye të tij. Të gjitha këto ndikojnë në punën e SPAK pasi edhe ata janë njerëz që jetojnë në këtë ambient, ku shpesh ndikimi i mazhorancës është shumë i madh. Deri tani s’e kishin ngritur zërin. Shpresoj vërtetë që reforma të ketë prodhuar një superstrukturë, përveç pagës shumë të mirë dhe mbrojtjes, shpresoj të jenë imun edhe ndaj presioneve. Presioni ndaj krimit të organizuar është përballur me sukses, i ri është presion i nga politika, do shohim a do e përballojë”, tha Beci.