Një sasi e madhe armësh dhe municionesh është sekuestruar ditën e sotme nga policia në Babicë të Vlorës.
Advertisements
Mësohet se uniformat blu kanë zbuluar një bazë ku fshiheshin municione dhe armatime moderne si fishekë të kalibrave të ndryshëm, snajper, pushkë, pistoleta por edhe pajisje logjistike si dylbi dhe mhete të tjera të sofistikuara.
Advertisements
Armatimet dyshohet se i përkasin një grupi kriminal, pasi janë gjetur gjithashtu mina për shpërthim në distancë, targa të ndryshme makinash si dhe veshje dhe maska për kamuflim.
Në pranga është vënë deri tani një person, i identifikuar si shtetasi Luçiano Deraj.
Lajmi në përditësim…