Zbulohet misteri/ Polici e qëlloi 6 herë me armë zjarri, ja kujt ia dërgoi videon e Lorenc Kostës të mbuluar në gjak

by editor

Në hetimet që po zhvillohen për plagosjen e inxhinierit të ERE-s, Lorenc Kosta, nga efektivi Erjon Goxhara, është zbuluar personi të cilit efektivi i policisë kufitare i ka dërguar videon e Kostës pas plagosjes te Komuna e Parisit.

Advertisements

Sipas informacionit të zbuluar,Goxhara, ka dërguar videon e Kostës të mbuluar në gjak përmes aplikacionit WhatsApp te kunati i tij, vëllai i bashkëshortes, Marsel Seferi.

Advertisements

Nga dëshmia e këtij të fundit, është zbuluar se në orën 14:34, Goxhara ka dërguar një video në WhatsApp ku shfaqej një person i shtrirë në tokë dhe i mbuluar në gjak.

Në orën 15:00, Seferi, i cili është efektiv i forcave operacionale ka dërguar një mesazh, duke shprehur konfuzion dhe duke kërkuar sqarime: “Ca është kjo se spo e kuptoj?”

Advertisements

Pjesë e hetimeve është shqyrtimi i telefonit të Marsel Seferit, ku videoja e dërguar nga Goxhara është ruajtur në një CD.

You may also like