Zbulohet motivi/ Konflikti për pronën në Shqipëri çoi në ekzekutimin e Vladimir Topjanës, detajet e reja

Një përleshje mes shqiptarëve në Itali përfundoi në mënyrë tragjike, me humbjen e jetës së 43-vjeçarit Vladimir Topjana mbrëmjen e së dielës më 6 prill.

Advertisements

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, pranë një lokali në Via Buonarroti, ku Topjana mbeti i vrarë nga një plumb në kokë, pas një konflikti fizik me bashkëkombasin Rogert Shota, autorin e dyshuar të krimit.

Advertisements

Sipas hetimeve paraprake, gjithçka nisi si një sherr verbal për një pronë në Shqipëri, që më pas u përshkallëzua në dhunë. Gjatë konfliktit fizik, Topjana ka kafshuar veshin e babait të Shotës, duke provokuar një reagim të menjëhershëm dhe fatal. Shota nxori armën dhe e qëlloi në kokë.

Edhe babai i Roger Shotës u arrestua gjithashtu dhe të dy ndodhen tani në paraburgim, me akuzën e vrasjes së rëndë me paramendim dhe përdorim të armës së zjarrit.

Autoritetet italiane njoftuan se arma e përdorur u gjet në vendngjarje, ndërsa hetuesit po analizojnë çdo detaj për të rindërtuar me saktësi dinamikën e ngjarjes. Rezultati i autopsisë pritet të ketë rol të rëndësishëm në përcaktimin e përgjegjësisë penale të babait.

Policia italiane ka ndërhyrë menjëherë për mbledhjen e provave, ndërsa hetimet janë në vijim. Dyshohet se konflikti për tokë kishte një histori të gjatë mosmarrëveshjeje mes familjeve.