Një hetim i gjerë i policisë britanike ka zbuluar një rrjet të fuqishëm kriminal shqiptar, i cili ishte infiltruar në sektorin e energjisë dhe prodhimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.
Advertisements
Hetimi nisi pas dyshimeve të banorëve të Middlesbrough, të cilët vunë re grupe punëtorësh të dyshimtë duke ndërhyrë në linjat elektrike.
Advertisements
Shpërthimet e vogla dhe një zjarr i madh çuan në zbulimin e një skeme kriminale ku një kompani energjetike e maskuar po vidhnin energjinë për të fuqizuar fermat e kanabisit.
Gjatë katër viteve hetime, policia zbuloi mbi 100 ferma droge të lidhura me këtë rrjet dhe 32 rajone policore të përfshira në operacione kundër tyre.
Kriminelët përdornin teknologjinë ‘hidroponike’ për kultivim të avancuar, ndërsa shfrytëzonin punëtorë të trafikuar nën kushte çnjerëzore.
Në vitin 2023, u arrestuan 8 persona, por drejtuesit e bandës, që operojnë nga Dubai, mbeten ende në liri. Autoritetet vazhdojnë hetimet për të shkatërruar të gjithë rrjetin e mafias shqiptare në Britani.