Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: ja si ARRSH skualifikoi ofertat më të ulëta për rrugën Elbasan-Lekaj dhe i kushtoi 21 mln euro dëm ekonomik…

Partia Demokratike ka denoncuar procedurat e zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që lidhen me projektin Elbasan-Lekaj. Si pjesë e Korridorit VIII me vlerë limit në total rreth 150 milionë euro, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, thotë se fituesit për këtë aks rrugor ishin të paracaktuar. Sipas PD, në procedurat e zhvilluara nuk mori pjesë asnjë operator i huaj për shkak të afatit të pamjaftueshëm për ekuivalentimin e licencave. “Në vijim të denoncimit tonë për 6 procedurat e zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që lidhen me projektin Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII me vlerë limit në total rreth 150 milionë euro, u shpallën fituesit si më poshtë:

Advertisements

“Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza I” (3.5km) Fitues operatori S….. shpk me vlerë 20 milion euro pa tvsh ose rreth 80% të vlerës limit, me diferencë 3.5 milion euro më shumë se oferta me çmimin më të ulët. “Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza II” (3 km). Fitues operatori G…….. shpk me vlerë 18 milion euro pa tvsh ose rreth 72% të vlerës limit, me diferencë 500 mijë euro nga oferta me çmimin më të ulët. “Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza III” (2.4 km). Fitues operatori 2 T… shpk në pronësi edhe të vëllait të ish kreut të Gardës “Sako”, me vlerë 22 milion euro pa tvsh ose rreth 89% të vlerës limit, me diferencë 4.6 milion euro më shumë se oferta me çmimin më të ulët. “Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza I” (3.5km). BOE Fitues A….C…………… shpk & A…….. C………….. shpk& A……. K……….. shpk, me vlerë 20 milion euro pa tvsh ose 83% të vlerës limit, me diferencë 4.2 milion euro më shumë se oferta me çmimin më të ulët. “Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza II” (3 km). Fitues BOE “B….. shpk & B…….H…….. shpk & E…… shpk & R…………..” me vlerë 21 milion euro pa tvsh ose 86% të vlerës limit, me diferencë 3.9 milion euro më shumë se oferta me çmimin më të ulët. “Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza III” (3.25km). Fitues operatori A……B……………..shpk me vlerë 21 milion euro pa tvsh ose rreth 85% të vlerës limit, me diferencë 4.1 milion euro më shumë se oferta me çmimin më të ulët. Shkeljet: Në çdo rast u skualifikuan ofertat më të ulëta duke shkaktuar një dëm ekonomik 21 milion euro;

Advertisements

Të gjithë operatorët e shpallur fitues janë investuar aktualisht në kontrata paralele në kundërshtim me DT shtojca 8, pjesa II pika “D”, dhe VKM nr.42, datë 16.01.2008 “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi” i ndryshuar; Kreu III pika 1/b. b) Subjektet e licencuara në zbatim nuk mund të kualifikohen si fituese për punë publike të prokuruara sipas ligjit të prokurimit publik nëse janë fitues dhe/apo kanë në proces në të njëjtën kohë si kontraktor/nënkontraktor një investim sipas një kontrate të lidhur/apo në proces për t’u lidhur. Sikurse parashtruam nuk mori pjesë asnjë operator i huaj për shkak të afatit të pamjaftueshëm për ekuivalentimin e licencave.”– thekson Vangjeli. Teksa iu drejtohet prokurorëve të SPAK, Vangjeli pyet se sa herë duhet ta denoncojnë ARRSh-në për shkeljet ligjore të kryera në mënyrë të përsëritur dhe me arrogancë, që ata të hapin dosjet e të fillojnë hetimet. PD thekon se për këto procedura do të paguhen 21 milion euro më tepër sesa shifra me të cilën mund të zbatoheshin dhe pyet se kush do të përgjigjet për këta miliona të vjedhur nga taksat e qytetarëve?!