Zetori del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën drejtuesi

by editor

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Kuçovës, ku një mjet bujqësorë zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Advertisements

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi I mjetit shtetasi R.K, 55 vjeç.

Advertisements

Sipas informacioneve të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kuçovë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti bujqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.

You may also like