Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti: Qytetarët na besuan mandatin, gati të nisim punën për qeverinë e re

Përmes një postimi në “Facebook”, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij ka shënuar një fitore të padiskutueshme në zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se rezultati është i qartë në shumicën e komunave të Kosovës.

Advertisements

Kurti ka theksuar dominimin e LVV në shumicën e komunave, edhe pa përfshirë votat me kusht dhe ato nga diaspora.

Advertisements

“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep. Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës. Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet. Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, ka shkruar Kurti.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur partitë opozitare kanë ngritur dyshime mbi integritetin e procesit zgjedhor, duke kërkuar transparencë në numërimin e votave.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po vazhdon përpunimin e të dhënave, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të certifikohen në ditët në vijim.