Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para të exit poll-eve: Albin Kurti nga 38-42 përqind, PDK e dyta, LDK e treta

Menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit, mediat në Kosovë kanë publikuar katër exit polle, të cilat nxjerrin Vetëvendosjen forcë të parë politikenë vend.

Advertisements

Sipas këtyre projeksioneve, Albin Kurti mund të marrë nga 38% deri në 42%, ndërsa PDK renditet forcë e dytë politike.

Advertisements

Partia më e vjetër në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me pak pikë përqindje pas PDK-së, ndërkohë që AAK e Rramush Haradinajt renditet i katërti.

Rezultateve të Exit Poll-it:

Vetëvendosja 37%-42%

PDK 21%-23%

LDK 19.3%-20.4%

AAK-Nisma 6.3%-8%