Zgjedhjet në Kosovë! Numërohen 23% të kutive të votimit, ja me sa vota kryeson LVV e Albin Kurtit

Deri në orën 21:10 në Kosovë janë numëruar mbi 23 për qind të kutive të votimit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Advertisements

Nga kjo përqindje e numëruar, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 55.77 për qind të votave.

Advertisements

Partia Demokratike e Kosovës pason në 25.39 për qind, Lidhja Demokratike e treta me 8.99 për qind të votave ndërsa Koalicioni AAK-Nisma ka 5.0 për qind.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pas procesimit të 90.68% të votave, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04 %.

Siç bëri të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, në një konferencë për media në mbrëmje, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar mbi 789 mijë qytetarë.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e shkuara, të drejtën për votë e kishin shfrytëzuar mbi 827 mijë votues.

Qytetarët e Kosovës patën sot mundësinë të shprehin vullnetin e tyre gjatë orëve të votimit, ndërsa komisionet zgjedhore kanë nisin procesin e numërimit të votave.

Në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës.