Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vëmendjen e të gjithë botës. Se cili do të fitojë mes Donald Trump apo Kamala Harris, kjo pritet të zbulohet në ditët në vijim.
Advertisements
Në lidhje me zgjedhjet në SHBA është pyetur edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Në një intervistë për median italiane, Il Giornale, ai u shpreh se nuk mbështet askënd.
“Unë nuk jam duke mbështetur askënd, por duke ditur se ajo fushatë elektorale e pafund dhe shumë përçarëse do të përfundojë më në fund, më ndihmon të marr frymë më lehtë”, u shpreh Rama
Advertisements
Sa i përket zgjedhjeve presidenciale në SHBA, edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët një ditë më parë. Ai tha se i ka kërkuar anëtarëve të PD që të votojnë për Partinë Republikane amerikane, duke i cilësuar këto votime si të rëndësishme jo vetëm për shtetin përtej Atlantikut, por edhe për mbarë botën.
“Së pari, kam kërkuar anëtarëve të PD dhe mbështetësve të votojnë Partinë Republikane, kandidatët e saj, sepse jemi të alinjuar me këtë parti në Unionin Demokrat Ndërkombëtar. Përndryshe, ne nuk ndërhyjmë në fushatën elektorale të SHBA. Dhe kjo nuk është ndërhyrje, kjo është një respektim i detyrimeve që rrjedhin, të themi detyrimeve ndërkombëtare nga asociacioni ndërkombëtar i PD. Tani, se kush do të fitojë, së pari duhet të pranoj që nuk jam një parashikues i mirë në këto pollet e zgjedhjeve. Por me ato që kam lexuar, e vërteta është se pavarësisht se dy kampet ndjehen si fitimtarë, nuk mund të them se kush mund t’i fitojë zgjedhjet, por shpreh bindjen se në këto zgjedhje do fitojnë qytetarët amerikanë dhe janë zgjedhje të rëndësishme jo vetëm për SHBA, por për mbarë botën”, u shpreh ai
Advertisements