Zgjedhjet për kryebashkiak në Himarë, ja sa përqind e votuesve kanë marrë pjesë deri më tani

by editor

Në Bashkinë e Himarës po mbahen zgjedhjet për Kryebashkiakun e ri, ndërsa në garë janë Petro Gjikuria nga opozita, dhe Vangjel Tavo nga Partia Socialiste.

Referuar shifrave zyrtare nga KQZ, deri në orën 12:00 kanë marrë pjesë 22.68% e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve.

Advertisements

Kështu sipas KQZ, referuar të dhënave nga 35 qendra votimi, nga 36 që janë në total, kanë votuar 5135 qytetarë me të drejtë vote.

Problemi i regjistruar në Himarë është se qytetarët që kanë dokumente identifikimi të skaduara nuk janë lejuar të votojnë, gjë që parashikohet edhe në ligj, por shifra e deklaruar e shtetasve që kanë të drejtë vote, por nuk kanë një dokument të vlefshëm është mbi 6 mijë.

Advertisements

Kjo përbën rreth 25 % të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Himarë, ndërsa ende nuk ka një shifër zyrtare se sa qytetarë nuk janë lejuar të votojnë për shkak të dokumentit.

Advertisements

You may also like