Zgjidhet kryetari i komanduar i bashkisë së Matit! Ja kush do ta drejtojë pas dorëheqjes së Agron Malajt

Myslym Zeneli do të drejtojë bashkinë e Matit pas dorëheqjes së Agron Malajt, i cili pritet të jetë në listat e kandidatëve për deputet.

Advertisements

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, të zhvilluar gjatë ditës së sotme, ku edhe u miratua unanimisht dorëheqja e Malajt.

Advertisements

19 nga 21 anëtarët e këshillit bashkiak ishin të pranishëm në këtë mbledhje jashtë radhe e thirrur me vetëm dy pika në rendin e ditës. Pas miratimit të dorëheqjes së Malajt këshilli votoi për dy zv/kryetarët e Bashkisë ku me 17 vota u zgjodh Myslym Zeneli kundrejt 1 vote për Flutura Biba dhe një votë e pavlefshme.

Kryetari tashmë në detyrë Myslym Zeneli tha se administrata do të jetë e përkushtuar maksimalisht për vijim normal të shërbimeve dhe investime ndaj qytetarëve.