Një 60-vjeçare është shpallur e zhdukur nga familjarët e saj në Tiranë.
Advertisements
Tiranë/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin Sh. J., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Cannabisi.
Advertisements
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 31 vjeç, pasi ka kanosur për shkak të detyrës, një punonjës të Policisë Rrugore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. G., 24 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, D. D., 25 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Ditën e djeshme, shtetasi F. T., 45 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa e saj, në Laprakë, motra e tij, shtetasja M. K., 60 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje.
Më datë 11.03.2025, janë paraqitur në spital, 6 punonjëse në një magazinë në autostradën “Tiranë-Durrës”, të cilët kanë shprehur probleme respiratore. Pasi kanë marrë asistencë mjekësore, 6 shtetaset janë larguar në banesa. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila po punon për vlerësimin e rastit.
Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë, në banesën e tij, në Fushë Krujë, një 39-vjeçar, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Punohet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.