Zhdukja e korrierit argjentinas në Itali, një muaj pas ngjarjes arrestohen një turk dhe një shqiptar! Misteri pas telefonatës së ‘Gonit’ dhe pse furgoni me çanta luksi nuk kishte GPS

by editor

Që prej 22 majit të këtij viti, Nicolas Matias Del Rio, një korrier 42-vjeçar argjentinas, u zhduk teksa po kryente punën e tij në Itali.

Advertisements

Ai kishte një ngarkëse me çanta luksi me vlerë prej 500 mijë eurosh në momentin e ngjarjes dhe zonën Abbadia San Salvatore ku u zhduk, ai e njihte mirë pasi frekuentohej edhe nga babai i tij, stilisti i njohur argjentinas Eduardo Del Rio.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia italiane ka vënë në pranga dy persona, një shtetas turk dhe një shqiptar, ndërsa anëtarët e tjerë të bandës janë në kërkim.

Advertisements

33-vjeçari shqiptar u arrestua nga karabinierët në aeroportin Ciampino teksa do të hipte në një fluturim për në Tiranë. 42-vjeçari turk u ndalua në Arcidosso. Të dy janë tani në burg në Grosseto, në via Saffi.

Nicolas Matias Del Rio zgjedhur të jetonte në Abbadia me partneren dhe djalin e tij 8-vjeçar për qetësinë që i kishte frymëzuar qyteti. Deri më 22 maj jeta e tyre ishte vërtet e qetë.

Në mëngjes ai kishte bërë punën e tij të dytë: shofer në një kompani që merret me asistencë në rrugë. Në orën 13.15, sipas rikonstruksionit të programit “Chi l’ha visto?” ai u largua për të shkuar të punonte si korrier.

You may also like