Deputeti socialist Erion Braçe shkruan në Facebook pas shpërthimit të zjarrit në një urban të kryeqytetit se ky shërbim duhet të ndryshojë totalisht.
Advertisements
Brace shton se autobuzët aktualë janë për në koshin e plehrave dhe janë tmerrësisht të rrezikshëm për të qarkulluar në rrugët e Tiranës.
Advertisements
Pas Ramës që e injoroi totalisht gajtë një interviste, kreun e bashkisë tashmë në burg, është radha e deputetit të importuar në Tiranë nga Divjaka që sulmon Veliajn i cili ka qenë autoriteti direkt që ka dhënë lejet dhe licensat që këta autobusë të qarkullojnë në Tiranë, por që deputeti Braçe dhe ndonjë tjetër i shohin ata vetëm kur dalin të ‘vjedhin’ ndonjë votë.
Braçe: Transporti publik ne duhet te ndryshoje totalisht; kompanitë e transportit qe kane marre me kontrate ketë shërbim, nuk përmbushin ne mënyre te ndjeshme kushtet, veçanërisht cilësinë e shërbimit;
Autobusë për ne koshin e plehrave-aq te vjetër janë; Totalisht te papërshtatshëm për trafikun e Tiranës; Pis e zhul, ndotin po aq e ne fund edhe te rrezikshëm sa kohe qe ju ndodh te marrin edhe zjarr, për me tepër kur është ftohte;
Shiheni: Isha ne terren dhe pashe se si mori zjarr! Duhet te ndryshoje rrënjësisht dhe këto kompani duhet te mbajnë përgjegjësi një here te vetme!