Zhvatën 15 mijë euro duke mashtruar klientët, punonjësve të agjencisë turistike iu ndodh e papritura. Si funksiononte skema

by editor

Dy punonjës të një agjencie turistike janë arrestuar pasi akuzohen se përfituan 15 mijë euro duke mashtruar klientët. Në pranga kanë rënë dy të rinjtë, 22-vjeçari me iniciale K. K., dhe 24-vjeçari me iniciale R. H., të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Advertisements

Dyshohet se ata kanë mashtruar klientë të agjencisë së udhëtimit ku ishin të punësuar. Dy puonjësit u kanë marrë atyre paratë për rezervimin e biletave për vajtje-ardhje dhe për akomodim në hotel, por kanë blerë vetëm biletën për vajtje në destinacion.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Advertisements

Finalizohet operacioni policor i koduar “Travel”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare. Ndalohen 2 shtetas, punonjës të një agjencie turistike, pasi dyshohet se kanë përfituar rreth 15 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Travel”. Si rezultat i operacionit u ndaluan shtetasit:

K. K., 22 vjeç, dhe R. H., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga nenet 143/2-25, 180 dhe 181 të K. P.

Këta shtetas dyshohet se kanë mashtruar klientë të agjencisë së udhëtimit ku ishin të punësuar, pasi iu kanë marrë atyre paratë për rezervimin e biletave për vajtje, ardhje dhe për akomodim në hotel, por kanë blerë vetëm biletën për vajtje në destinacion. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

You may also like