Zi në familjen e 12-vjeçarit në Korçë! Përcillet sot për në banesën e fundit i mituri që ndërroi jetë në spital

Përcillet sot për në banesën e fundit, 12-vjeçari, Leo Sadiku, që ndërroi jetë papritur në spitalin e Traumës në Tiranë.

Advertisements

Në fund të dhjetorit i mituri u dërgua në spitalin e Korçës me simptoma të gripit (me të vjella dhe temperaturë të lartë), dhe u trajtua në spitalin e Korçës në reanimacion.

Advertisements

Pasi u përmirësua ai u nxor nga spitali. Ndërkohë që dy ditë më parë i mituri u dërgua me urgjencë tek Trauma në Tiranë.

Familjarët e tij thanë jashtë kamerave se 12-vjeçari u shtrua në pavionin e Covid.

“Djali jonë nuk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin ne reanimacion”, u shpreh familjari, duke shtuar se: “U shtrua aty dhe filloi të kishte të vjella të pandërprera, ja komunikoja këtë infermieres dhe më thoshte që nuk ka mundësi.”

Gjithashtu shtoi se i mituri nuk vuante as nga diabeti as nga zemra, “por nga mjekimet e shumta diabeti ditën e fundit i shkoi 200”.

Lidhur me vdekjen e 12-vjecarit reagoi dje edhe QSUT.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, QSUT sqaroi se 12-vjeçari është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

“Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet”, sqaron QSUT.

Njoftimi:

QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë.

Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2024 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike. Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet.

Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjes dhe interesin e publikut, QSUT riafirmon përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient.