Zi në familjen Gurra në Shkodër, babë e bir u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë, asnjë gjurmë nga autorët

Shkodra u trondit ditën e djeshme nga ngjarja e rëndë kriminale, ku mbetën të vrarë babë e bir. Gjokë dhe Eduart Gurra u vranë me armë zjarri , dje 29 qershor rreth orës 16:40 , në oborrin e shtëpisë së tyre në fshatin Sumë të njësisë administrative Pult.

Advertisements

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët. Policia po punon për kapjen e tyre.

Advertisements

Si ndodhi ngjarja tragjike

Babë dhe bir shkuan dje për të parë nga afër banesën e tyre në fshatin Sumë, e cila ishte djegur mbrëmjen e kaluar (28 qershor) , pasi i ishte vënë zjarri qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar.