Zjarr i fuqishëm në një banesë në Babrru, tymi mbulon zonën, detajet e para

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një banesë të braktisur në zonën e Babrrusë, në Tiranë.

Advertisements

Vatra e zjarrit rrezikon edhe banesa të tjera pranë, çka ka shtuar rrezikun për dëme të mëdha materiale.

Advertisements

Nga zjarri është krijuar tym i madh, i cili duket edhe nga zona të largëta nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për arsye sigurie.