Një zjarr i madh ka shpërthyer paraditen e sotme në kodrat e fshatit Gjorgoz, në Fier. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke u ndihmuar nga era e fortë, dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pylli me pisha. Zjarri ka krijuar gjithashtu vatra të reja, duke rrezikuar dëme të mëdha në territorin përreth.
Advertisements
Në vendngjarje janë dërguar disa automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Megjithatë, terreni malor dhe i vështirë po e bën të komplikuar ndërhyrjen për të neutralizuar zjarrin. Aktualisht, flakët janë larg banesave, por rreziku për tokat e mbjella me ullinj mbetet i madh.
Advertisements
Autoritetet po monitorojnë situatën dhe janë angazhuar për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.