Një banesë dy katëshe në Gjirokastër u përfshi nga zjarri mesditën e sotme, si pasojë e një defekti në një bombul gazi 5 kg që përdorej për gatim.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme ku Shërbimi Zjarrfikës është njoftuar se në afërsi të vendit të quajtur Ura e Nanxës, mbi lagjen “Punëtori” ka rënë zjarr në katin e dytë të një banese.
Advertisements
Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të neutralizojnë flakët pa lejuar përhapjen e tyre në pjesën tjetër të banesës. Zjarri ka shkaktuar vetëm djegien e disa orendive.