Zjarr në pavionin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, shkak dyshohet lënia ndezur e ngrohëses në dhomën e mjekut

by editor

Pavioni i kirurgjisë së spitalit të Shkodrës është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë në dhomën e një prej mjekëve. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin e zjarrit, pacientët dhe stafi mjekësor i infermierëve janë zhvendosur në një mjedis të sigurt të spitalit dhe nuk kanë probleme

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një ngrohëse elektrike në dhomën e mjekut, e cila është lënë ndezur dhe dyshohet se ka shkaktuar një shkëndijë.

You may also like