Zjarr në urgjencën e re të QSUT, evakuohen pacientët dhe personeli

by editor

Kati -1 i urgjences se spitalit ne Tirane eshte perfshire nga flaket mengjesin e sotem.

Advertisements

Krahas pacientëve të dërguar me urgjencë në Sauk, disa u sistemuan në pavione te tjera të QSUT-së.

REAGON POLICIA: Tiranë/Informacion paraprak

Advertisements

Më datë 11.02.2024, rreth orës 05:30, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se si pasojë e një shkëndije, ka rënë zjarr në katin -1, te urgjenca e re.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve.

Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

REAGON MINISTRIA E SHENDETESISE

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym.

Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen.

Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë anagazhimit të personelit mjekesor dhe atij zjarrefikës.

Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë.

REAGON QSUT: NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës se QSUT është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar. Situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen.

Nuk ka asnjë të dëmtuar dhe pacientët janë të gjithë të akomoduar në godina të sigurta, ku janë shërbimet e tjera të urgjencës në QSUT.
Falë angazhimit të personelit mjekesor, mbështetës dhe atij zjarrëfikës situata është nën kontroll.

You may also like