Disa vatra të reja kanë riaktivizuar zjarrin në Qafë- Shtamë të Matit ditën e sotme.
Advertisements
Si pasojë e flakëve, bëhet me dije se deri më tani janë djegur rreth 30 hektarë tokë.
Advertisements
Në terren janë forcat e ushtrisë, të policisë dhe punonjës të bashkisë Mat.
Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm në të dy vatrat e reja që janë aktivizuar.
Advertisements
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij zjarri të qëllimshëm, zjarri po i afrohet kampit të Qafë Shtamës.
Aktualisht po punohet nga toka për shuarjen e vatrave të zjarrit, pasi terreni për mjetet zjarrfikëse është tejet i vështirë.
Fillimisht zjarri ka nisur mbi tunelet e Selitës, e më pas, i ndihmuar edhe nga era, ai është përhapur me shpejtësi edhe në sipërfaqe të tjera të masivit pyjor të Qafë Shtamës.