Zjarri dogji fermën e bagëtive në Lezhë! Fermeri bën bilancin: Ngordhën mbi 300 kafshë, 100 milionë lekë dëm

Një zjarr i fuqishëm përfshiu mbrëmjen e djeshme një fermë bagëtish në fshatin Barbullojë të Lezhës, duke shkaktuar dëme të mëdha për fermerin Gjin Toma.

Advertisements

Flakët, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, janë përhapur me shpejtësi, duke lënë pas një bilanc dramatik.

Advertisements

Pavarësisht përpjekjeve, fermeri nuk mundi të shpëtonte kafshët, ndërsa për shuarjen e flakëve u deshën pesë mjete zjarrfikëse.
Sipas fermerit, vlera e dëmit të shkaktuar vlerësohet të jetë midis 90 dhe 100 milionë lekëve të vjetra.

Ndërkohë, shërbimi veterinar në Lezhë ka asistuar sot në groposjen e bagëtive të ngordhura. Bilanci i zjarrit është shumë i madh, rreth 311 bagëti të imëta dhe 11 gjedhë janë djegur plotësisht në stallën e Gjin Tomës.