Zjarri jashtë kontrollit në Shëngjin, shkëputet energjia elektrike. Largohen turistët, radhë kilometrike në autostradë

by editor

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar se ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin, për shkak të zjarrit që e ka përfshirë atë.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë pas kërkesës së strukturave të rendit, si masë e nevojshme sigurie për të shmangur rreziqet e mëtejshme në zonën bregdetare, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë arritur deri në bregdet.

Advertisements

“Ekipet tona ndodhen në terren, në mbështetje të grupeve të emergjencës së krijuar për shuarjen e zjarreve”, thotë OSSH.

Ndërkohë, një radhë e gjatë makinash, kryesisht me turistë të huaj është krijuar në zonën Shëngjinit, në tentativë për t’u larguar për shkak të situatës së rënduar nga zjarret.

Advertisements

Prej më shumë se 4 ditësh zjarret në kodrën e Shëngjinit vijojnë të djegin sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, teksa flakët ditët e sotme janë afruar në hotelet dhe resortet e mbushura me turistë.

Evakuimi i turistëve dhe banorëve ka nisur që mesnatën e kaluar, teksa fatmirësisht deri në këto momente nuk ka të dhëna për të lënduar nga zjarret apo të intoksikuar nga tymi.

Advertisements

Qindra zjarrfikës nga Lezha, Shëngjini dhe qytetet përreth, të ndihmuar dhe nga Forcat e Armatosura po punojnë për të vënë zjarret në kontroll, teksa as ndërhyrja nga ajri nuk ka ndihmuar në stabilizimin e situatës.

You may also like