Zjarri në banesën private në Vlorë, humb jetën një person, zjarrfikësi: Fillimisht izoluam flakët dhe më pas u futëm brenda. Viktima është gjetur mes vatrës

by editor

Një banesë private e vjetër është përfshirë nga flakët mesditën e sotme (6 mars) në qytetin e Vlorës, ku për pasojë ka ndërruar jetë një person i cili ka qenë brenda.

Advertisements

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe fillimisht kanë izoluar flakët dhe më pas janë futur brenda në banesë, ku kanë gjetur edhe viktimën, i cili sipas npunonjësit të zjarrfikëses dyshohet se është gjendur mes vatrës së zjarrit dhe nuk ka pasur mundësi të largohet.

Advertisements

“Shërbimi zjarrfikës mori njoftim për një zjarr në këtë banesë, e cila është shumë e vjetër. Menjëherë u vumë në dispozicion të ngjarjes me të gjitha forcat dhe mjetet. Kur erdhëm në vendin e ngjarjes konstatuam se zjarri kishte marrë përmasa të mëdha, pasi flakët kishin dalë mbi çati.

Me veprimet tona të shpejta bëmë të mundur fillimisht izolimin e flakëve dhe pastaj u futëm brenda sepsa na thanë që ndodhej një person brenda banesës. U futëm brenda dhe konstatuam se persona ka ndërruar jetë pasi është ndodhur në mes të vatrës së zjarrit. Ndoshta ka qenë moshë e madhe dhe nuk ka pasur mundësi të dilte nga banesa. Besoj se shkak do ketë qenë përdorimi i ndonjë ngrohësje” tha ai.

You may also like