Zjarri në pallatin 10-katësh/ Asfiksohen 3 zjarrfikës, dërgohen me urgjencë në spital

by editor

Tre zjarrfikës janë asfiksuar nga tymi në një pallat që u përfshi nga flakët në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.

Advertisements

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Advertisements

Zjarrfikësit shpëtuan rreth 1 orë më parë edhe një të moshuar i cili ishte asfiksuar nga tymi.

I moshuari është asfiksuar nga tymi pasi nuk ka arritur që të dalë nga banesa në kohë, sikurse bënë fqinjët e tjerë, të cilëve u është kërkuar që të qëndrojnë jashtë deri sa tymi të pastrohet komplet.

Advertisements

Sipas informacioneve, zjarri ka rënë në katin nëntokë të pallatit, në një transformator elektrik dhe tymi ka përfshirë menjëherë të gjitha katet e mësipërme.

You may also like