Zjarri në qendrën tregtare, reagon Balla: Ka dhe banesa sipër, situatë e rrezikshme

by editor

Ministri i Brendshëm ka reaguar lidhur me zjarrin e rënë në në Qendrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës. Me anë të një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se zjarrfikësja dhe forcat e policisë po punojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë.

Ai shkruan se gjendja vështirësohet për shkak se në këtë ndërtesë ka edhe mjedise banimi në katet e sipërme.

“Një zjarr i madh në Qendrën Tregëtare Metropol në Lushnjë ka krijuar një situatë tepër të vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme. Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”,-shkruan Taulant Balla.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.

Advertisements

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marrin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qendrën tregtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

Advertisements

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

You may also like