Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Eliona Shkreli, ka kritikuar ashpër qeverinë dhe pushtetin lokal për dështimin në realizimin e investimeve të premtuara, duke akuzuar se kjo ka çuar në përkeqësimin e situatës në zona të Shkodrës, të cilat janë të bllokuara dhe pa energji elektrike.
Advertisements
Shkre;i përmendi Gurin e Zi, Shalën, Shoshin, Pultin, Velipojën dhe Dajçin si disa nga zonat më të prekura.
Advertisements
Shkreli theksoi se këto zona janë në errësirë dhe të bllokuara nga bora, për shkak të mungesës së investimeve dhe përgjegjësive nga autoritetet qendrore dhe lokale. Ajo e cilësoi qeverinë dhe pushtetin vendor si të interesuar vetëm për propagandë, duke theksuar se investimet e premtuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike janë mbetur thjesht në fazën e premtimeve.
Po ashtu, Shkreli akuzoi qeverinë për manipulimin e realitetit, duke prezantuar imazhe të punonjësve që riparojnë defekte, ndërkohë që realiteti i zonave mbetet i papërmirësuar. Ajo denoncoi gjithashtu bllokimin e akseve rrugore dhe vështirësitë në Dukagjin, ku disa fshatra janë të pakalueshëm për shkak të dëborës dhe shkarjes së dherave. Shkreli kërkoi që të merren masa për të garantuar furnizimin me energji elektrike dhe shërbimin mjeksor për këto zona, të cilat janë të izoluara.