Zyrtarja e Bashkisë së Tiranës “gostiti” burrin e saj me një bar kafe te Piramida

E ndërtuar në vitin 1988, tre vite pas vdekjes së Enver Hoxhës, Piramida e Tiranës, është një nga objektet më interesante të kryeqytetit. Pas rënies së regjimit në vitin 1991, objekti u kthye në qendër kulture e më pas përjetoi shumë histori teksa pjesë të tij u kthyen në lokale e diskoteka, studio televizive, zyra të privatëve duke e çuar gradualisht në një degradim të pakthyeshëm.

Advertisements

Sot brenda Piramidës ndodhen 18 salla ku të rinjtë mund të studiojnë IT, robotikë, dizajn, si dhe 14 klasa në natyrë. Sipas projektit, përveç ndërtesës ekzistuese, u krijuan të tjera hapësira, të ndara nga Piramida. Nga sa u deklarua, do të ishte shtëpia e re e TUMO Tirana, qendrës për teknologji kreative e cila i ofron studentëve mundësinë për të përvetësuar aftësi të domosdoshme të shekullit të 21-të si animacioni, zhvillimi të lojërave, dizajni grafik, realizimi i filmave, muzika, modelimi 3-D, dhe robotika.

Advertisements

Do të ishte gjithçka perfekte sikur të ishte vërtetë kështu.

Por përveç qendrave dedikuar fëmijëve dhe të rinjve në piramidë nuk mungojnë bar-kafetë të dhëna me qira nga pronarja e ligjshme e objektit, Bashkia e Tiranës.

Thuajse të gjitha qoka të kryetarit të bashkisë Veliaj për miq dhe bashkëpunëtorë të tij, si në rastin e DV8 to Art, një bar kafe- restorant i cili ndodhet në pjesën perëndimore, tepër i lakmuar nga kushdo që bën biznes.

Ndjekja e punimeve te rikonstruksionit të Piramidës, është kryer nga Drejtoria e Planifikimit të punëve publike pranë bashkisë Tiranë drejtuar nga Ilda Qazimllari, person i dosjes famëkeqe 5D. Meqenëse zonja në fjalë u përfshi në skandalin që çoi në burg gjysmën e drejtorëve të bashkisë Tiranë, për ndjekjen e punimeve u caktuar si koordinatore zonja Alika Dhulja Joanidhi. Dhe për këtë sakrificë, ajo duhej shpërblyer.

Ambienti i kafesë së famshme arabike, iu dha shoqërisë “DV8” sh.p.k në pronësi të Rezart Joanidhit me 66% të aksioneve, ndërkohë që 34% i zotëron ortaku i tij Albert Leka. Rezart Joanidhi është bashkëshorti i Alika Joanidhit, koordinatores së projektit të Piramidës.

Kjo e fundit, në konflikt të hapur të interesit i dha një bar kafe në ambientet e piramidës bashkëshortit të saj. Bëhet për kafen DV8 to Art.

Sipas ekstraktit hisotrik nga Qendra kombëtare e Biznesit subjekti DV8 to art është themeluar në 7 shtator të 2023 dhe është regjistruar në QKB një ditë më pas.

Shoqëria e re u regjistrua me një Kapital prej 58 milion e 315 mijë leke të vjetra, nga të cilat Rezart Joanidhi ka 66%, ose diçka më shumë se 35 milion lekë.

A nuk jemi ne konflikt interesi me këtë ambient të dhënë në emër të Rezart Joanidhit, bashkëshortit të koordinatores së projektit Piramida? Për më tepër që zonja në fjalë tashmë është shpërblyer për punët e mira, duke u emëruar drejtore e drejtorisë së investimeve të punëve publike në Bashkinë Tiranë.

Kjo e fundit mohon t’i ketë dhënë burrit të saj ambient në Piramidë. Sipas saj është bëre me ankand dhe nuk ka konflikt interesi.

(BalkanWeb)