1 Qershori, dita pa makina në Tiranë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve

by editor

1 Qershori, dita pa makina në Tiranë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve

Advertisements

Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku qarkullimi i automjeteve do të kufizohet gjatë një orari të caktuar.

Advertisements

Qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 06: 00 deri në orën 17:00 në disa nga segmentet kryesore në kryeqytet, ndërsa është hartuar një plan i lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.

1.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve për 1 Qeshorin 2024, nga ora 06:00 deri në orën 17:00, në segmentet e mëposhtme:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti.

Advertisements

– Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Ndalohet parkimi i automjeteve në vendet e parkimit në perimetrin në afërsi të “Shkollës së Biçikletave”, në rrugën “Ahmet Pazari”, në rrugën “Dervish Hima” dhe në rrugën në krahun lindor të stadiumit “Air Albania”, në datën 1 qershor 2024, nga ora 06:00 deri në orën 17:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

2.Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën “Ibrahim Rugova”, Bulevardin “Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri” dhe në rrugën ‘George.W.Bush”.

3.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

4.Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni Trenit” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”

You may also like