“Vështirë se mund ta konkurrojë ndonjë lojtar”- Arbër Hajdari flet hapur për tre ish-konkurrentët më të fortë të BBVIP: Ky është ai që ndryshoi rregullat e lojës

by editor

Opinionisti i tre edicioneve të Big Brother VIP, Arbër Hajdari ka folur hapur në lidhje me lojën e konkurrentëve brenda shtëpisë

Advertisements

I pyetur se cilët janë ish-konkurrentë që kanë pasur strategjinë më të mirë në lojë, ai ka veçuar tre prej tyre, Ilir Shaqirin, Donald Veshajn dhe Luiz Ejllin. Për këtë të fundit, ai u shpreh se është e vështirtë që një tjetër lojtar ta konkurrojë lojën e tij.

Advertisements

“Për mua ka qenë Iliri, Donaldi dhe Luiz Ejlli pa dyshim. Këta të tre sepse në “Big 1”, Iliri që në nisje të programit filloi të krijonte një ekip, dhe Donaldi që duhej të luftonte të gjitha këto aleanca që Iliri kishte bërë.

Ndërsa Luizi ndryshoi rregullat me lojën që bëri. Një djalë intuitiv me qëllime të qarta. Flinte pak, ishte atje ku ishte debati dhe dinte të bëhej pjesë. Kishte dhe fjalë që nuk duhej t’i thonte, por i balanconte me batutat, këngët. Është vështirë që të dalë një lojtar tjetër që mund të konkurrojë lojën e tij”, ka thënë Arbër Hajdari në emisionin “Cherry on top”.

You may also like