3 vjeçarja u dhunua nga edukatorja, reagon Mjekësia Ligjore: Akti i ekspertimit na u kërkua 1 javë pas ngjarjes

by editor

Përmes një reagimi zyrtar mëngjesin e sotëm, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë me dije se vendimi për kryerjen e ekspertizës së 3-vjeçares të dhunuar në kopshtin privat “Stinët”, u ka shkuar më 7 Nëntor.

Advertisements

Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopësht privat ju bëj me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023, në IML ( rreth orës 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit. Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thotë Instituti, ndërkohë që më herët u raportua se mjeku ligjor nuk kishte shkuar për të bërë ekspertizën e gjendjes së vajzës.

Rasti që tronditi opinionin u bë publik më 6 Nëntor të këtij viti nga emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan. Për këtë të fundit, i ati i të miturës deklaroi se ngjarja kishte ndodhur më datë 1 Nëntor, ditë kur e vogla është dërguar te Trauma pasi kishte këmbën të thyer.

Advertisements

“Stop” ka sjellë përgjatë ditëve detaje nga ngjarja e rëndë që u tentua të mbulohej e të manipulohej nga drejtuesit e kopshtit privat që për më tepër rezultoi i palicensuar. Nga ana tjetër Ministria e Arsimit kërkoi mbylljen e menjëhershme të kopshtit të palicensuar. Tre efektivë policie u pezulluan nga detyra për këtë ngjarje.

Akoma më të rënda ishin dhe pamjet që u bënë publike nga “Stop” mbrëmjen e djeshme, ku shihet se 3-vjeçarja dhunohet nga edukatorja, Majlinda Dehima deri në thyerjen e këmbës. Në materialin filmik dëgjohet zhurma e thyerjes, qarja e vajzës dhe të sharat e edukatores ndaj të miturës./tvklan.al

You may also like