5 mijë paund për në Britani/ Si i reklamojnë shqiptarët “ofertat bujare” për udhëtimin me gomone në rrjetet sociale

by editor

Bandat kontrabandiste shqiptare për sezonin e festave të fund vitit, kanë ofruar ulje të kalimit me gomone drejt Britanisë së Madhe.

Advertisements

Emigrimi i paligjshëm i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe vijon të jetë një problem.

Advertisements

Edhe pse është vënë re një ulje e numrit të shqiptarëve që mbërrijnë ilegalisht në Britani, ende shumë të rinj rrezikojnë jetën, në udhëtimin me gomone ose kamion.

Megjithatë, duket se “ofertat bujare” të kontrabandistëve për festat e fund vitit do ta shtojnë sërish fluksin. Media britanike Daily Mail në një artikull të publikuar së fundmi vë theksin tek ‘ofertat’ e bandave shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore, të cilët për sezonin e festave të fund vitit, kanë ofruar ulje të kalimit me gomone drejt Britanisë së Madhe.

You may also like