50 mln euro të sekuestruara të çiftit Boçi, ‘habit’ gazetari: Tejkalon dhe punën e SPAK

by editor

Gazetari Sokol Bregu, sekuestrimin e 50 milionë eurove pasuri në emër të Kristian Boçit dhe familjarëve të tij, thotë se është shifra më e madhe gjatë gjithë kësaj kohe dhe e bllokuar nga një organ lokal siç është prokuroria e Tiranës.

Advertisements

I ftuar në një intervistë televizive, ai deklaroi se duket se ka ardhur një shifër e cila e tejkalon edhe atë që SPAK mund të ketë bëtë në gjashtë muajt e fundit.

Advertisements

“Ka një mënyrë pastrimi parash në këto lloj forme për blerje pronash, i blen në vlerë më të mëdha nga sa vjen ky truall apo kjo banesë, një shoqëri tregtare dhe më pas në dokumente shënohet me një vlerë më të vogël, kjo është mënyra që përdoret.

Merr kredi nëpër banka dhe duke paguar këstet mendon se mund ta justifikosh në shtet, duke u justifikuar se me mënyrën e kredive mund ta justifikosh vlerën e tyre.

Nuk është se ai i zotëron gjithë bizneset, ai është futur në këto biznese me disa përqindje të tyre.

Ne sot jemi në një sekuestro, e cila nuk do të thotë katërcipërisht se është e bllokuar.

Boçi nuk ka qenë i dënuar më parë. Kristian Boçi njihet si influencer në rrjetet sociale, por nuk di të fitohen miliona euro në rrjetet sociale.

Megjithatë prokuroria ka hetuar shumë persona që lidhen me showbizin.”

You may also like