Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi në automjetet që drejtonin u gjet një sasi prej 7 kg kokainë. Siç raportohet dy shqiptarët të moshës 21 dhe 25 vjeç u arrestuan nga patrullat e policisë rrugore në autostradën A4 në Verona.
Advertisements
Gjithashtu ndaj tyre janë ngritur akuzat e posedimit me qëllim shitjen e një lënde narkotike si kokainë në dy ngjarje të ndara. Arrestimi i parë u bë të mërkurën e kaluar, 11 shtator 2024, i një shtetasi shqiptar në bordin e një Passat Sw, i ndaluar fillimisht për një kontroll normal, pranë një lagjeje përgjatë autostradës A4 në Bashkinë Sommacampagna.
Advertisements
Policia ka dyshuar për sjelljen e të riut dhe ka ushtruar kontrollin e makinës, duke gjetur një pako me pak më shumë se 1 kg kokainë, të fshehur në një ndarje të fshehur poshtë sediljes së pasagjerit. Arrestimi i dytë u bë mbrëmjen e së enjtes, 12 shtator 2024, kur në pranga përfundoi një tjetër shtetas shqiptar.
I kontrolluar nga efektivët brenda Zonës së Shërbimit “Scaligera” në Bashkinë Soave, iu gjetën gati 6 kg kokainë, e ndarë në 5 pako, të fshehura në bagazhin e makinës. Të dy shtetasit e huaj u arrestuan dhe u shoqëruan në burgun e Verona Montorio.
Advertisements