Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen moderne të “HafenCity” të Hamburgut, siç raportojnë mediat gjermane.
Advertisements
Sipas raporteve të para, të paktën pesë persona kanë humbur jetën. Burrat fatkeq po punonin në një bosht ashensori.
Advertisements
700 punëtorët që punojnë çdo ditë në kantierin e madh të ndërtimit të qytetit Hafen u urdhëruan të evakuoheshin menjëherë në vendin ku ndodhi tragjedia.
Aksidenti i rëndë në punë ka ndodhur rreth orës 09:10 me orën gjermane dhe punëtorët kanë evakuuar kantierin e ndërtimit “Chicagostrasse”, transmeton “Focus” i Gjermanisë
Në vendngjarje kanë shkuar disa ambulanca dhe ekipe shpëtimi, siç shkruan gazeta “Bild”.
Sipas informacioneve të para, aksidenti në punë është shkaktuar nga shembja e skelës në një bosht ashensori.