Përdori “koktej” droge dhe ra në koma, 16-vjeçarja në Greqi humb jetën, roli i shqiptarit

by editor

Greqi- Një 16-vjeçare Vyronas ka humbur jetën në spital. E mitura prej disa kohësh ndodhej në koma pas përdorimit të drogës dhe ishte intubuar në ICU të spitalit “Kryqi i kuq”.

Siç bëjnë me dije mediet greke, adoleshentja u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk arriti të shpëtonte. Ajo u gjet në fillim në muajit në një shtëpi në Vyronas. Pasi u dërgua në spital, çështja kaloi në Gjykatë dhe ka të bëjë me veprimtarinë e një spiraleje të trafikut të drogës, përfshirë atë veçanërisht të rrezikshme për shkak të toksicitetit të përzierjes “shisha”, e cila ka një çmim shumë të ulët.

Advertisements

Për këtë rast janë arrestuar 5 persona, dhe në celularët e të arrestuarve mësohet se autoritetet kanë gjetur foto me lëndë të ndryshme narkotike.

Deklaratat e nënës dhe shoqes së 16-vjeçares

Advertisements

Presion psikologjik që ajo të mos kthehej në shtëpi është ushtruar sipas nënës së 16-vjeçares, nga anëtarët e bandës në Vyronas që i dhanë të miturës drogë.

Kjo është një bandë e pamëshirshme që trafikon droga të forta në tregje dhe përballë përfitimit financiar nuk ngurron t’u kalojë heroinë, kokainë, hashash dhe lëndë të tjera narkotike fëmijëve të shkollave të mesme.

Advertisements

Sipas dëshmisë së nënës së vajzës, anëtarët e bandës disa herë e kanë udhëzuar 16-vjeçaren se si të sillet dhe madje si të flasë me nënën e saj.

Në të njëjtën deklaratë, nëna e të miturës përmend tre persona që e shtynë vajzën e saj në botën e drogës dhe u përpoqën në çdo mënyrë ta fusnin në një rrugë qorre që ata vetë arritën ta krijonin me metodat e tyre. Këta janë personat që e kanë furnizuar me lëndë narkotike, sipas dëshmisë së nënës.

Nga ana tjetër, një mikeshë e 16-vjeçares, e cila ndodhej në banesën në Vyronas natën e 5 nëntorit, tregon në dëshminë e saj se viktima kishte përdorur një ilaç antiepileptik të quajtur Lyrica që shkakton një valë euforie, sidomos kur përdoret me alkool, kokainë ose drogra të tjera.

Shoqja tha se 16-vjeçarja ditën e ngjarjes kishte përdorur “shisha” dhe kanabis në Alsos Egaleo. Ajo ishte drejtuar atje nga një person me nofkën “Lori” dhe një tjetër me emrin “Christos”, para se të përfundonin të gjithë bashkë në banesën në Vyronas.

Në banesë ata janë takuar edhe me dy persona të tjerë, mes të cilëve edhe një i njohur si “shqiptari”.

“Brenda shtëpisë po përdornin kanabis”, tha shoqja e 16-vjeçares në deklaratën e saj, duke shtuar se e mitura kishte përdorur heroinë dhe Lyrica, një ilaç antiepileptik.

Shoqja e 16-vjeçares pohoi në dëshminë e saj se tre trafikantët e dyshuar të drogës që ndodheshin në banesë, mes tyre edhe “shqiptari” u larguan nga zona kur e mitura ra pa ndjenja në dysheme për të shmangur arrestimin e mundshëm nga Policia.

Për 16-vjeçaren alarmi i zhdukjes u dha nga familja më 13 tetor 2023.

Sipas njoftimit për media në atë kohë, vajza ishte zhdukur në mesditë në zonën e Çaidarit, Atikë./albeu.com

You may also like