Ngrica e borë nëpër rrugë/ Si paraqitet situata në vend?

by editor

Pas ndaljes së reshjeve të dëborës, problem është bërë akulli në rrugë

Moti i keq dhe me reshje për dy ditë me radhë krijoi probleme në disa rrugë nacionale por edhe në zonat e thella malore. Pas ndaljes së dëborës, problem është bërë akulli në rrugë.

Advertisements

Por si paraqitet situata nëpër disa qarqe të vendit?

Shkodër

Advertisements

Deri në – 12 gradë celcius kanë shkuar temperaturat mbrëmjen së dielës dhe mëngjesin e së henës në pikat turistike të Qafe Thores dhe të Vermoshit. Temperaturat e ulëta kanë përfshirë të gjithë qarkun e Shkodrës por pa probleme në komunikimin dhe lëvizjen e banorëve pasi të gjitha rrugët janë të kalueshme. Turistët nuk kanë munguar këtë fundjave në Pukë, Theth, Bogë e Razëm ndërsa vizitorët që preferuan Lepushën dhe Vermoshin u përballën me mungese të energjisë elektrike. Banorët atje, thonë ky problem ka rreth 1 javë dhe detyrohen t’i presin turistët me qirinj.

Dibra

Advertisements

Termometri gjatë natës edhe në Dibër ka shënuar vlerat më të ulëta që arritën deri në -10 gradë. Në akset rrugore kombëtare nuk ka më dëborë por ka prezencë të akullit, ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes. Rruga e Arbrit është e kalueshme, por ka prezencë të akullit. Prezence të akullit ka edhe tek pishat e Bulqizës edhe pse rruga është kriposur. Në rrugën Peshkopi – Kukës ka prezencë të akullit nga Sllova deri në Vasie, ndaj në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës duhet të përdoren zinxhirë.

Elbasan

Temperatura të ulëta deri në 15 gradë dhe ngrica kanë pushtuar edhe zonat malore të qarkut të Elbasanit. Kalohet vetëm me zinxhirë për shkak të pranisë së madhe të dëborës dhe ngricave aksi nacional Librazhd-Peshkopi, ndërkohë që në disa zona të tij trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 cm. Policia këshillon për kujdes drejtuesit e mjeteve. Po ashtu, fshatra të thellë të Librazhdit, si Qarrishta apo Sopoti në Prrenjas dhe zona të thella të Gramshit, gjithashtu kanë vështirësi në qarkullim për shkak të ngricave dhe rekomandohet lëvizja vetëm me zinxhirë apo goma dimërore. Disa fshatra malorë kanë ndërprerje të energjisë për shkak të motit të keq.

Korçë

Ulja e temperaturave gjatë natës ka bërë që në segmentet rrugore që lidhen me fshtarat të jenë të pakalueshme nga akulli. Autoritetet rekomandojnë drejtuesit e automjeteve të jenë të pajisur me zinxhirë, ndërsa po punohet edhe për pastrimin e rrugëve. Rrugët nacionale janë të hapura dhe mund të lëvizet pa probleme.

Vlorë

Në parkun kombëtar të Llogorasë, reshjet e dëborës dhuruan pamje piktoreske. Rruga nacionale Vlorë- Llogora- Himarë mëngjesin e kësaj të hëne ishte e kalueshme për shkak dhe të punës të pandërprerë përgjatë mbrëmjes. Policia rrugore dhe ajo e rendit në terren për të këshilluar drejtuesit të qarkullojnë me shpejtësi të reduktuar dhe të bëjnë kujdes./ Top Channel

You may also like