Rrëfimi me lot në sy i aktores shqiptare: “Vjehrri dhe vjehrra nuk më kanë dashur kurrë”

by editor

Me lot në sy, Zamira rrëfeu se familja e bashkëshortit nuk e kanë dashur kurrë si nuse.

Zamira Kita, është një ndër aktoret më të suksesshme të kinematografisë shqiptare, rolet e së cilës kanë lënë një gjurmë në historinë filmit.

Advertisements

Mometalisht Zamira po shijon një tjetër sukses në kinematografi, falë pjesëmarrjes së saj në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, i cili po korr një sukses të jashtëzakonshëm, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për podcastin “Zë me Mirën”, aktorja ka bërë një rrëfim prekës në lidhje me jetën e saj personale, duke rrëfyer historinë e dashurisë me bashkëshortin e saj, me të cilin kishin hasur shumë vështirësi në fillimet e lidhjes së tyre.

Advertisements

Aktorja ka zbuluar se për shkak se ajo ishte 4 vite më e madhe se partneri i saj, si edhe për shkak të profesionit të saj, ata vendosën që të martoheshin pas 14 vitesh lidhje dashurie.

Me lot në sy, Zamira rrëfeu se familja e bashkëshortit nuk e kanë dashur kurrë si nuse. Ndërkohë që vjehrra vendosi ta pranonte si nusen e djalit , babai i bashkëshortit vdiq duke mos i folur dhe duke mos i dhanë as dorën, ndërkohë aktorja u përkujdes që atij mos t’i mungonte asgjë gjatë kohës që ai ishte sëmurë.

Advertisements

“Ata nuk më kanë dashur kurrë, madje e kanë patur tmerr që ai të martohej me mua. Nëna e tij vetëm kur ne u martuam, më priti me tha që po të do djali, edhe unë do të dua. Babai Benit nuk ma dha dorën kurrë ndërkohë që unë jam kujdesur shumë për të. Kur ai u sëmur dhe ishte në spital unë i çoja ushqimet ndërkohë që Beni kujdesej atje. U kërkova vetëm të më linin ta takoja njëherë, por më thanë jo sepse mund t’i shkaktoja dëm emocional. Por ai e dinte se ia çoja unë dhe infermieri i thoshte që këtë nuk ta bëj se më tha Zamira”.

Pavarësisht gjithë historisë së trishtë, Zamira sigurisht që e ka falur dhe mendon se ai ishte burrë shumë krenar dhe prandaj nuk donte që ta ndryshonte ate se cfarë kishte thënë në fillim.

“Por ngaqë ishte shumë burrë krenar dhe tha që në fillim “jo”, nuk ndërronte dot. Por ata duhet ta kuptonin se unë jam kujdesur shumë për djalin e tyre”, rrëfeu aktorja e cila tha se i kishte thënë partnerit të saj Benit, se donte vetëm të ishin bashkë dhe ajo do i linte të gjitha për të, edhe aktrimin. Megjithatë ajo tha se ky ka qenë gabim dhe se s’do donte kurrë që e bija t’ia thoshte këtë dikujt.

You may also like