Agron Shehaj: Nesër Rama do të shpëtojë të korruptuarit nga burgu (Video)

by editor

Një ditë para seancës parlamentare ku pritet që të votohet amnistia me bashkimin e votave të socialistëve me një fraksion të opozitës, Agron Shehaj ka bërë një reagim të ashpër.

Advertisements

Për Shehajn, deputetin që ka nisur rrugën për të krijuar një parti të re, amnistia është thjesht dhe vetëm ulja e dënimit për të gjithë bashkëpunëtorët në korrupsion të Edi Ramës.

Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Agron Shehaj deklaroi se votimi i kësaj amnistie provon se “nuk ka luftë ndaj korrupsionit, por plan për të vjedhur më shumë duke goditur direkt drejtësinë dhe hetimet ndaj të korruptuarve.”

Advertisements

You may also like