Me pranga në duar dhe i mbështjellë me qese mbeturinash, zbardhet misteri i 50-vjeçarit që u gjet i vdekur! Çfarë shkruhej në letrat që iu zbuluan në xhep

by editor

Një trup i pajetë është gjetur në Janinë i mbështjellë me qese mbeturinash dhe me pranga të vendosura në dorën e majtë. Misteri mbuloi ngjarjen e rëndë.

Advertisements

Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një ngjarje kriminale, por u zbulua se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Advertisements

Sipas ekspertëve mjekoligjorë, 50-vjeçari fillimisht ka vendosur qesen e mbeturinave në këmbë dhe kokë. Më pas ia ka qëlluar veten me plumb në kokë.

Mësohet se viktima jetonte pranë vendit ku u gjet i vdekur, ndërsa vuante nga probleme të shëndetit mendor. Edhe dy vite më parë ai kishte tentuar t’i japë fund jetës së tij.

Pranë trupit u gjet një armë dhe ndërsa në xhepa kishte një shënim me 5 faqe, ku jepte udhëzime se si të përdorej arma e tij, në mënyrë që të mos qëllonte pasi ishte e mbushur.

Gjithashtu shpjegonte se kishte vendosur t’i jepte fund jetës dhe tregonte se si do ta bënte këtë.

Sipas hetimeve, ai ka lidhur njërën skaj të prangave në dorën e majtë dhe në anën tjetër mbante pistoletën me të cilën qëlloi veten.

You may also like