Sylvinho paralajmëron lojtarët pas humbjes: Në Europian vetëm ata që vrapojnë!

by editor

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 3-0 kundër Kilit. Braziliani u dërgoi mesazhe të qarta futbollistëve kuqezi, duke thënë se në Euro 2024 do shkojnë vetëm ata që vrapojnë dhe luftojnë për 90 minuta.

Advertisements

“Na mungoi intensiteti. Në 25 minutat e para të lojës nuk kemi bërë asgjë. Ne jemi një skuadër që duhet të luftojë gjatë 90 minutave. Hymë në lojë vetëm pas golit të parë të pësuar. Megjithatë, jam i zemëruar për mënyrën si pësuam golin e dytë dhe të tretë. Ekipi duhet të jetë gjithmonë i përqendruar në lojë. Duhet ta kuptojmë shpejt këtë fakt. Në Europianin që do të luajmë ka nivel shumë të lartë. Në Kombëtare do të vijnë vetëm lojtarët që vrapojnë.

Advertisements

Nuk kemi titullarë fiks, skuadra është e hapur për të gjithë, edhe pse është e vështirë të vlerësohet një lojtar vetëm për 90 minuta. Do të luajmë edhe me Suedinë dhe më pas duhet të bëjmë listën për Euro 2024. Kur të kthehemi në Tiranë nga Stokholmi do të mendojmë për Europianin”, tha Sylvinho.

Shqipëria i nisi keq përgatitjet për Euro 2024 me humbjen 3-0 përballë Kilit. Ndeshja e radhës miqësore do të jetë ndaj Suedisë të hënën.

You may also like