Furgoni i pasagjerëve përplaset me makinën, bllokohet qarkullimi në Bypass-in e Murrizit!

by editor

Për më shumë se një orë është bllokuar këtë të shtunë Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Advertisements

Një furgon pasagjerësh është përplasur kokë më kokë me një automjet tjetër dhe si pasojë radha e makinave në Rrugën e Arbrit ka shkuar rreth 3 kilometra në të dy krahet.

Advertisements

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta.

Në vendgjarje pritet të shkojë policia e qarkullimit rrugor për të normalizuar qarkullimin e automjeteve të bllokuara në këtë aks.

You may also like