Nga koteci i pulave, tek delet dhe derrkucat, Dionisi dhe Xhesika “takojnë” kafshët: Po bëjnë twerk, gomari është shumë i zgjuar (Video)

by editor

Dijonis Biba dhe Xhesika Polo, pjesë e “Ferma VIP”, gjatë pasdites kanë bërë xhiro nëpër fermë, duke hyrë dhe dalë në çdo cep ku ndodhen kafshët.

Advertisements

Duke dalë nga koteci i pulave, ata kanë shkuar edhe tek delet dhe derrkucat, ndërsa kanë pasur edhe një bashkëbisedim mjaft komik mes njëri-tjetrit.

Advertisements

Dijonisi, teksa tenton të provojë aftësinë e Xhesikës në punë fshati, e pyet atë nëse ka mjelë ndonjë herë lopë. Mes humorit që e karakterizon, Biba thotë se ai kur ka qenë më i vogël ka mjelë gjithë lopët e fshatit, pasi gratë kishin frikë dhe i sillnin tek ai.

Pjesë nga diskutimi:

Dijonisi: Hajde të shikojmë se çfarë kemi tjetër, lopët…

Xhesika: Jo, jo, lopët janë aty

Dijonisi: Delet…oj dele

Xhesika: Ku mi goca. Frikacaket e dreqit. Kjo është Panda. Shi si tundet, bën tëerk.

Dijonisi: Po këtu mbrapa çfarë ka? Uuuu janë derkucat më duket. O derkuc. Kuci kuci. Sa qenka

Xhesika: Sa të bukur që janë

Dijonisi: Kështu do zihemi edhe ne për çmimin e madh

Xhesika: Mos shkel ndonjë bajgë aman. Edhe lopët që kemi janë shumë të mëdha.

Dijonisi: Ke mjelë lopë ndonjëherë? Unë kam mjelë gjithë lopët e fshatit, të gjitha gratë i sillnin tek mua se kishin frikë

Dijonisi: Gomari është shumë i zgjuar, të betohem.

You may also like